E-Mail marketing

Pavarësisht hyrjes në treg të platformave të reja dhe inovative të marketingut, marketingu përmes email-it mbetet një ndër mënyrat kryesore të komunikimit.

Me kaq shumë mënyra për të arritur klientët, shumë ekspertë marketingu dhe pronarë biznesesh pyesin, a është ende e vlefshme të dërgosh email?

Përgjigja është e thjeshtë: Marketingu me email është këtu për të qëndruar.

Pa marrë parasysh se çfarë grupmoshe synoni ose ku ndodheni, emaili mbetet një mënyrë e shkëlqyer për të arritur audiencën tuaj. Të bësh marketing me anë të emailit është jo vetëm me lirë, por edhe më efektive nëse realizohet në mënyrën e duhur. Hulumtime të ndryshme mbështesin faktin që njerëzit lexojnë email-et e tyre dhe nuk e kanë kanë problem se sa të shpeshta janë ato për sa kohë që emailit janë të rëndësishme, interesante dhe specifike për nevojat e tyre.Marketingu me email nuk ka ‘vdekur’ ai thjesht po ndryshon. Këtu janë disa arsye pse marketingu përmes emailit edhe pse një formë tradicionale e komunikimit duhet të jetë absolutisht pjesë e strategjisë së marketingut të kompanisë suaj.